possa
Kyçu

Kalendar i plotë.
Pa telefonata.

Rezervime online, kujtesa dhe statistika për sallone bukurie dhe berberhane, në një vend.

Punon në kompjuter dhe në telefon.

Aplikacioni Possa për sallonet, ekrani me logon
Kalendari në aplikacion, një ditë me termine të rezervuara

Rezervo në sallonin tënd online

Kërko sallonin me emër dhe rezervo për një minutë, pa telefonata.

Ju tingëllon e njohur?

Telefoni bie ndërsa lyeni flokët.

Klientët rezervojnë vetë, 24/7.

Termine bosh të martën në mëngjes.

Shihni cilën ditë dhe cilën pjesë të ditës e keni më të dobët.

Kliente që nuk kthehen.

Rikujtesa dhe një listë e klienteve që s'kanë ardhur prej kohësh.

Çfarë merrni

  • Profil online

    Shërbime, çmime, galeri dhe orar, në linkun tuaj.

  • Kalendar

    Të gjitha terminet në një vend. Rezervimet online vijnë të konfirmuara automatikisht.

  • Termin manual

    Rezervimet telefonike i shënoni për sekonda.

  • Rikujtesa

    E-mail te klienti 24 orë para terminit.

  • StatistikaPro

    Të ardhurat, ditët më të dobëta dhe nga vijnë klientët.

  • Kartë QR për banak

    Shtypeni. Klienti skanon dhe rezervon vetë.

  • Kartelë për çdo kliente

    Historia e termineve, shënimet dhe kur erdhi për herë të fundit.

  • Aksione me zbritjePro

    Çmimi i vjetër dhe i riu, numërim mbrapsht dhe vende të kufizuara.

Si fillohet

  1. 1

    Regjistrohuni

    Disa minuta, pa kartelë.

  2. 2

    E miratojmë profilin

    Një kontroll i shkurtër, pastaj shënoni shërbimet dhe orarin.

  3. 3

    Klientët rezervojnë

    Online, me linkun tuaj ose QR. Termini konfirmohet menjëherë.

Çmimi

Falas deri më 31 dhjetor 2026. Pa kartelë dhe pa pagesë.

Pa komision për termin. Klientët rezervojnë falas.

Possa

1.190 den. në muaj

ose 10.700 den. në vit (3 muaj falas)

  • Profil online dhe rezervime 24/7
  • Kalendar dhe termine manuale
  • Rikujtesa te klientët 24 orë para terminit
  • Statistika bazë (sot, 7 dhe 30 ditë)
  • Kartë QR për banak

Possa Pro

Pro

1.490 den. në muaj

ose 13.400 den. në vit (3 muaj falas)

  • Zbritje për klientët
  • Rikujtesë për terminin e radhës
  • Raport mujor me e-mail
  • Statistika të avancuara dhe eksport CSV
  • Plus gjithçka nga Possa

Pyetje të shkurtra

Sa kushton?

Falas deri më 31 dhjetor 2026, pa kartelë dhe pa pagesë. Pastaj Possa është 1.190 den. në muaj dhe Possa Pro 1.490 den. në muaj, ose 10.700 dhe 13.400 den. në vit me 3 muaj falas.

A paguajnë klientët diçka?

Jo. Rezervimi është falas për klientët. Paguajnë vetëm për shërbimin, në sallon, si gjithmonë.

Po nëse klienti nuk vjen?

Rikujtesa me e-mail del 24 orë para terminit, dhe mosardhjet i shihni te karta e klientit.

Sa shpejt filloj?

Regjistrimi zgjat disa minuta. Sapo ta miratojmë profilin, shënoni shërbimet dhe orarin dhe linku juaj është aktiv.

A mund t'i shënoj edhe terminet që m'i rezervojnë me telefon?

Po. Çdo termin me telefon ose Viber e shënoni manualisht, që të keni gjithçka në një vend.

A i sheh dikush tjetër klientet e mia?

Jo. Listën e klienteve dhe të dhënat e tyre i shihni vetëm ju.

A është Possa edhe për berberhane?

Po. Zgjidhni "Berberhane" gjatë regjistrimit: merrni shërbime të gatshme berberi (vetëm shtoni çmimin dhe kohëzgjatjen), butonin "Hyri tani" për klientë pa termin dhe kujtesë për prerjen e radhës.

Na shkruani për një demonstrim të shkurtër në sallonin tuaj.

kontakt@possa.mk
Regjistroni sallon